22.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreJo vetëm shëndeti, prona apo makina.../ Çfarë është Sigurimi i Dasmës dhe...

Jo vetëm shëndeti, prona apo makina…/ Çfarë është Sigurimi i Dasmës dhe çfarë mbulon

Çdo gjë mbi tokë është e sigureshme. Jo vetëm shtëpia, biznesi, shëndeti apo makina. Por edhe gjëra që për ne, shqiptarët, mund të duken të çuditshme.

Kemi dëgjuar për këngëtarë që sigurojnë zërin apo modele që sigurojnë pjesë të ndryshme të trupit por bota e sigurimeve është edhe më e madhe.

Për shembull, keni menduar ndonjëherë të siguroni dasmën tuaj?

Sigurimi i Dasmës është një sigurim i veçantë, i cili mbulon humbje të papritura financiare që vijnë nga rrethana të ndryshme, duke përfshirë sëmundjet, anulimin, vjedhjen e dhuratave të dasmës etj.

Por jo të gjitha Sigurimet e Dasmave janë të njëjta. Gjithçka varet nga ajo që do të organizoni, numri i të ftuarve etj.

Madje ka polica që mbulojnë të gjithë organizimin, nga përgatitjet deri te kërcimi i fundit, çdo detaj.

A është i nevojshëm Sigurimi i Dasmës?

Po. Sepse dasma është një investim i madh. Me këtë sigurim ju mund të mbroni ditën më të bukur të jetës suaj.

Ka shumë për të ditur kur bëhet fjalë për blerjen e sigurimit – llojet e opsioneve të disponueshme, sa mbrojtje keni nevojë dhe çfarë përfaqëson një çmim të drejtë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të keni një agjent të pavarur që kujdeset për ju dhe familjen tuaj.

Sigurimi i përgjegjësisë

Sigurimi i përgjegjësisë së dasmës është një mbulim opsional që mund të mbulojë dëmet në vendin e ngjarjes ose dëmtimet të ftuarve për të cilat i siguruari është ligjërisht përgjegjës.

Sëmundjet e papritura

Nëse dasma duhet të shtyhet sepse një sëmundje e papritur ka prekurnusen, dhëndrin ose prindërit e tyre, ju mund të rimbursoheni për disa shpenzime të pakthyeshme.

Depozita të humbura

Policat e sigurimit mund të mbulojë paradhënien tuaj nëse një prej bizneseve të kontraktuara nga ju falimenton.

Ngjarjet e motit

Nëse moti i keq ju detyron të shtyni dasmën tuaj, polica e sigurimit ofron rimbursim për disa shpenzime të pakthyeshme.

Përjashtimet zbatohen për anulimin ose shtyrjen e dasmës/ngjarjes nëse ato ndodhin më pak se 15 ditë pas datës së fillimit të policës së sigurimit.

Pijet alkoolike

Ju mund ta shtoni këtë mbulim si një opsion individual për të ndihmuar në mbrojtjen kundër përgjegjësisë që lind nga ngjarjet që lidhen me konsumin e alkoolit.

Thirrja në detyrë

Nëse nusja ose dhëndri thirren papritur në detyrë, ose u anulohet leja, kjo vlen kryesisht për ushtarakët, polica rimburson shpenzimet e pakthyeshme.

SIGURIMET 

Industria e sigurimeve është një prej më të rëndësishmit. Ai luan një rol jetik në ekonomitë dhe zhvillimin e tregut jo-financiar të vendeve.

Sigurimet të cilat i njohim ne sot mund të gjurmohen që nga Zjarri i madh i Londrës në vitin 1666, kur u dogjën 13,200 shtëpi. Pas kësaj katastrofe, Nicholas Barbon e hapi një zyre për ti siguruar ndërtesat. Në vitin 1680 ai themeloi Kompanine e parë të sigurimeve “The Fire Office”, për ti siguruar shtëpite me tulla dhe ato me montim, kjo do të jetë kompania e parë e sigurimeve jo vetëm në Angli por në tërë Botën.

Sigurimi është një marrëveshje me të cilën njëra palë (siguruesi) premton ti paguaj palës tjetër (të siguruarit apo policambajtësit) një shumë të të hollave, në rast të një  ndodhie e cila i shkakton të siguruarit humbje financiare. Përgjegjësia për pagesën e humbjeve të tilla në këtë rast  transferohet nga policambajtësi tek siguruesi. Siguruesi me këtë rast, për detyrimin e marrë për të paguar humbjet kur ato të ndodhin, e ngarkon të siguruarin me një shumë të hollash, që njihet si prim i sigurimit.

Asnjëherë nuk do të jemi të sigurtë pa qenë më parë të siguruar. Bota ka qindra vjet që siguron gjithçka dhe kjo është ajo që duhet të arrijmë edhe ne, shqiptarët. /Sigurime.Online

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat