Në Gusht të vitit 2023, Kontrolli i Lartë i Shtetit doli me një audit për periudhën 2020 -2022 për trajtimin e sëmundjeve tumorale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke evidentuar një listë të gjatë problemesh.
“Shqetësues është fakti që si QSUNT Spitali Onkologjik dhe Spitalet e Rajonale, mbajnë buxhete “historike” të cilat nuk ndryshojnë në vite. Në referim të të dhënave të siguruara pranë Spitalit Onkologjik në QSUT, numri i pacientëve në rang vendi nga viti në vit, është në rritje, fakt që tregon agresivitetin e sëmundjeve tumorale”, thuhet në raportin e KLSH-së për repartin e Onkologjikut, raporton emisioni “Vetting”.
Në këtë raport është evidentuar se, numri i pacientëve që ekzaminohen me këto sëmundje është në rritje.
Këto sëmundje shkaktojnë rreth 16% të vdekjeve çdo vit dhe buxheti për trajtimin e tyre zë një peshë të vogël në buxhetin e QSUT-së.
Emisioni “Vetting” solli zëra të vetë qytetarëve që prisnin në dyert e Onkologjikut, të cilët konfirmonin se prisnin prej katër ditësh për shkak se nuk punonin aparaturat.
Pajisja mjekësore tjetër që nuk është funksionale prej nëntorit 2022, sipas audituesve, është Ortovoltazhi duke sjellë mostrajtimin e 200 pacientëve.
SIGURIMI PRIVAT I SHËNDETIT, ZGJIDHJA IDEALE
Tumoret po njohin rritje në Shqipëri duke mos kursyer as grupmoshat e reja.
Duke parë këtë situatë, SIGAL UNIQA Group Austria, më e madhja kompani sigurimi në Shqiëri, ofron për klientët e saj duke produkte, dedikuar pikërisht sëmundjeve të rënda.
Një prej tyre është “Jetë Plus”, paketa që mbulon 5 sëmundje të rënda:
- tumorin malinj,
- ndërhyrjet kirurgjikale në zemër,
- ndërhyrjet kirurgjikale në kokë,
- ndërhyrjet në shtyllën kurrizore,
- transplantin nga një dhurues i gjallë.
Kjo paketë Sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore, për këdo që ka nevojë, në të gjithë botën ndaj dhe mbulimi i saj arrin deri në 1 milion Euro.
Produkti tjetër është “Sigurimi anti-Tumor”.
Nëse i siguruari diagnostikohet me tumor malinj apo beninj në kokë, i ofron të siguruarit dëmshpërblim në masën e siguruar të cilën e ka zgjedhur vetë. Dhe varion nga 5 mijë deri në 500 mijë euro”.
Privilegji i të pasurit këtë policë dhe dëmshpërblimi i menjëhershëm monetar, i siguron të siguruarit të organizojë dhe të bëjë me paratë që i ofrohen trajtimin që ai e mendon më të përshtatshëm ose të mbështesë familjen e tij në një moment kaq delikat.
Polica “Anti Tumor” ka një çmim në varësi të moshës dhe gjinisë të të siguruarit.
Por mos harrojmë edhe shërbimin e “Opinionit të Dytë Mjekësor”, diçka që në Shqipëri e ofron vetëm SIGAL UNIQA Group Austria.
“Opinioni i Dytë Mjekësor” i shërben çdo pacienti, i cili para një ndërhyrjeje kirurgjikale duhet të ketë të konfirmuar planin e trajtimit dhe diagnozën që ka. SIGAL UNIQA i mundëson të siguruarit që këtë opinion ta marrë në qendra më të specializuara të botës.
“Opinioni i Dytë Mjekësor” e garanton të siguruarin që trajtimi që po merr është i duhuri, ai me të cilin shërimi është më i mundshëm”
Siguroni shëndetin tuaj dhe më të dashurve tuaj në mënyrë që, kur të goditeni nga një e papritur shëndetësore të mos endeni dyerve të spitaleve duke pritur me ditë e javë të tëra, as të mendoni se ku do ti gjeni paratë për kurim por të mendoni vetëm si të luftoni sëmundjen.
Merrni një ofertë duke shkruar tani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829