Nëse keni mbaruar Fakultetin e Ekonomisë, jetoni në Fier dhe po kërkoni një vend pune në qytetin tuaj, kjo është një mundësi që nuk duhet humbur.
“SIGAL UNIQA Group Austria”, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, hap dy vende të lira pune në një prej degëve të saj në qytetin e Fierit: “Specialist Finance dhe Marrje në Sigurim”.
Roli dhe Përgjegjësitë:
- Të shesë produktet e sigurimeve klientëve potencialë; individë, biznese të vogla e të mesme, korporata dhe entitete publike për të siguruar mitigimin e risqeve që mbulohen dhe mitigohen me produkte sigurimi.
- Të jetë proaktiv, i/e strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përpuethshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit.
- Të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët egzistues dhe të krijoj databazë klientësh të rinj që të mundësoj arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
- Të jetë person i organizuar në lidhje me plotësimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të çdo praktike sigurimi.
- Kujdeset për regjistrimin e lëvizjeve të bankave në sistem.
- Rregjistron faturat dhe kryen kontabilizimin e shitjeve.
- Kujdeset në mënyre të vazhdueshme për arkëtimin e primeve dhe të kësteve.
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë.
- Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në kompani apo industri me vlerësim performance.
- Orientim ndaj rezultateve dhe me ego vetmotivuese për të arritur objektivat.
- Energjik, dinamik dhe proaktiv në komunikim me klientë.
- Të jetë i/e organizuar dhe strukturuar në aspektin operativ.
- Të njohë programet e paketës Microsoft Office (excel, word).
- Gjuha e huaj është avantazh për kandidatin (të shkruar dhe të folur).
Të interesuarit, brenda datës 26.09.2024 të dorzojnë CV në adresën e e-mail-it: [email protected]; në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 04 22 333 08.
“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA”, pjesë e “UNIQA Insurance Group”, është një grup sigurimi me eksperiencë mbi 25 vjeçare, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jete, Jo-Jete, Risigurime dhe Fond Pensioni.
Me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ajo vijon të jetë emri më i madh dhe më i besuar i sigurimeve.
LEXO EDHE: Portali ndërkombëtar: “SIGAL UNIQA” mbetet grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri