29.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiJefferies alarmon: humbjet nga katastrofat e sigurueshme për gjysëmvitin 2025 shkojnë 90...

Jefferies alarmon: humbjet nga katastrofat e sigurueshme për gjysëmvitin 2025 shkojnë 90 miliardë

Sipas vlerësimit të Jefferies, humbjet globale të sigurueshme nga katastrofat për gjysmën e parë të vitit 2025 mund të arrijnë deri në 90 miliardë dollarë.

Kjo shifër bëhet kësisoj e dyta më e larta ndonjëherë për sa i takon një gjysmëviti.

Kjo shumë është dukshëm më e lartë se 58 miliardë dollarët e regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Shifra është po ashtu më e lartë edhe se mesatarja e gjysëmvjeçarëve të 5 viteve të fundit.

Kjo mesatare ka qenë 55 miliardë dollarë.

Humbjet e mëdha janë shkaktuar kryesisht nga zjarret masive në Kaliforni në tremujorin e parë të vitit dhe nga një numër i madh stuhish të forta atmosferike (SCS) në SHBA, sidomos në tremujorin e dytë.

Vetëm SHBA pritet të mbajë rreth 85% të barrës së humbjeve për tremujorin e dytë.

Këto humbje, në total, vlerësohen të jenë rreth 30 miliardë dollarë, në përputhje me mesataren pesëvjeçare.

Midis ngjarjeve më të kushtueshme është shpërthimi i stuhive të forta në mesin e majit në Luginën e Lumit Ohio, me humbje të sigurueshme që shkojnë në 5 miliardë dollarë.

Humbjet nga katastrofat natyrore jashtë SHBA-ve mbetën në përputhje me mesataren pesëvjeçare prej rreth 3 miliardë dollarësh.

Në Evropë, stuhitë e forta atmosferike të fillim majit prekën Spanjën, Francën dhe Evropën Juglindore, me humbje të mundshme prej qindra miliona dollarësh.

Gjithashtu, në fillim të qershorit, sisteme të veçanta stuhish goditën Evropën Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa stuhitë e mesit të qershorit shkaktuan dëme të mëdha në Francën Perëndimore dhe Italinë Veriore.

Në fund të qershorit, uragani Erick preku bregun Paqësor të Meksikës, por humbjet e sigurueshme pritet të jenë më të ulëta se ato nga uragani Otis i vitit 2023.

Ndërkohë, shkëputja e akullnajës Blatten në Zvicër më 28 maj pritet të shkaktojë rreth 390 milionë dollarë humbje të sigurueshme.

Jefferies, autorja e këtij raporti, është një bankë investimesh dhe firmë financiare globale me seli në SHBA, që ofron shërbime si këshillim për bashkime dhe blerje, tregtim aksionesh dhe obligacionesh, analiza financiare dhe kërkime tregu. Ajo është e njohur për raportet e saj të detajuara në fusha si sigurimet, financat, energjia dhe teknologjia, dhe shpesh publikon vlerësime dhe parashikime për tregjet, si raporti i fundit mbi humbjet nga katastrofat natyrore në vitin 2025.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat