Bujtinat, baret, restorantet dhe hotelet sot janë padyshim biznesi më i përhapur sot në Shqipëri.
Njëkohësisht janë edhe biznesi më i cënueshëm nga dëmet eventuale. Sipas statistikave, një në pesë prej tyre pëson dëme të konsiderusheshme, shpesh të papërballueshme që çojnë në falimentim.
Asgjë nuk e detyron një restorant të mbyllë dyert e tij më shpejt sesa një padi e kushtueshme nga një klient ose anëtar i stafit.
Ja disa nga “sikuret” që e lënë pagjumë një pronar restoranti:
- Po sikur zgara ime të shkaktojë zjarr me yndyrë dhe ta djegë vendin?
- Po sikur një klient të padisë restorantin se ushqimet e tij e kanë helmuar?
- Po sikur një klient i dehur të lëndojë një person tjetër dhe unë të fajësohem për mbikëqyrjen?
- Po sikur një nga kamarierët e mi të dëmtohet rëndë fizikisht gjatë ecejakeve të ngarkuara me pjata mes kuzhinës dhe restorantit?
Lista e “sikureve” dhe e dëmeve potenciale është shumë më e gjatë ndërsa zgjidhja për të gjitha këto pikëpyetje është vetëm një:
Siguroni biznesin nga përgjegjësia ndaj të tretëve në SIGAL. Të gjitha pretendimet ndaj restorantit do të merren nga siguruesi.
Me vetëm 0,2% të vlerës së siguruar, pronari i restorantit do e transferojë përgjegjësinë te SIGAL.




