Toyota Albania ju fton të zbuloni nga afër Toyota Yaris Cross Hybrid gjatë një jave të dedikuar testimeve, ofertave dhe këshillimeve të personalizuara.
Nga data 5 deri më 10 maj, në sallonin zyrtar të Toyota Albania në Autostradën Tiranë-Durrës, km. 5, vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë drejtimin e modelit inovativ të Toyota-s.
Të pranishmit mund të përfitojnë nga oferta ekskluzive vetëm për këtë javë dhe të marrin konsulencë financimi të personalizuar nga ekspertët e Toyota.
Vendndodhja: Salloni i Toyota Albania, Autostrada Tiranë-Durrës, Km. 5
Zbuloni një epokë të re të lëvizjes urbane!
Gjatë kësaj jave të veçantë, ju ftojmë të përjetoni nga afër Toyota Yaris Cross Hybrid – një kombinim perfekt i dizajnit modern, teknologjisë së avancuar dhe performancës hibride.
Mos e humbisni këtë mundësi unike për të parë nga afër dhe për të testuar makinën që ka ndryshuar rregullat e lojës në segmentin urban SUV.
Çfarë ju pret gjatë javës:
Përjetoni ndjesinë e drejtimit të Yaris Cross – ky mund të jetë hapi i parë drejt makinës tuaj të re.
Oferta Speciale Vetëm për Këtë Javë
Përfitoni nga çmimet dhe kushtet më të mira që ofrohen vetëm nga data 5 deri më 10 maj.
Ekspertët tanë janë të gatshëm t’ju ndihmojnë me çdo pyetje në lidhje me opsionet e financimit.
TOYOTA YARIS CROSS – ÇDO MUNDËSI VLEN

Ju mirëpresim në sallonin tonë!

Na kontaktoni:
Toyota Albania – Lëvizja juaj fillon këtu
Toyota Albania është përfaqësuesi zyrtar i markës japoneze Toyota në Shqipëri, një nga markat më të njohura dhe të besuara në botë. Me një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë, qëndrueshmërisë dhe inovacionit, Toyota Albania ka ndërtuar një reputacion të fortë si lider në tregun shqiptar të automjeteve.
Në sallonin në Autostradën Tiranë-Durrës, Toyota Albania ofron një gamë të gjerë modelesh Toyota, mbështetje profesionale, shërbim pas shitjes të nivelit të lartë, si dhe zgjidhje financimi të përshtatura për çdo klient.