Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara do të jenë në skajin verior.
Parashikohet që nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme të mbetet moti edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C më e ulëta në zonat malore deri në 14°C më e larta në zonat bregdetare.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verior dhe verilindor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.