13.8 C
Tirana
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJava Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Mashtrimin, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë apelon...

Java Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Mashtrimin, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë apelon për kujdes kibernetik

Shoqata e Siguruesve Shqiptarë bën me dije se mashtrimet online po shtohen ndjeshëm.

Mbrojtja e të dhënave personale dhe atyre financiare, në këto kushte, bëhet më e rëndësishme se kurrë.

Gjatë Javës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Mashtrimet, shoqata rikujton disa praktika thelbësore sigurie:

qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm me ndarjen e informacionit personal në internet dhe të verifikojnë besueshmërinë e faqeve ku regjistrohen;

të shmangin klikimet në lidhje, mesazhe apo email-e të dyshimta;

të mos përdorin platforma të pacertifikuara, sidomos ato që kërkojnë të dhëna sensitive pa transparencë;

si dhe të zbatojnë masa bazë të sigurisë kibernetike si fjalëkalimet e forta, verifikimin me dy hapa dhe përditësimin e pajisjeve.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë nënvizon angazhimin e saj për të kontribuar në një mjedis digjital më të sigurt për qytetarët dhe bizneset, duke i ftuar të gjithë të qëndrojnë të informuar dhe të mbrojtur.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat