Monopatinat janë kthyer në një mjet transporti shumë i përdorshëm nga mijëra qytetarë, pavarësisht moshës që kanë.
Edhe në Tiranë, sheh çdo ditë mijëra qytetarë që përdorin këtë mjet modern, praktik dhe ekonomik transporti. Por nuk duhet të harrojmë edhe aspektin e sigurisë.
Teksa jemi në “Javën Evropiane të Lëvizshmërisë” ju sjellim më poshtë 10 rregulla të cilat duhet ti respektojmë sa herë përdorim një monopatinë.
- Pajisje mbrojtëse
Vishni një jelek fosforishent dhe mbani gjithmonë një helmetë në kokë
- Bëni praktikë
Praktikoni sa më shumë në një zonë ku nuk ka lëvizje. Për shembull në një parking.
- Shikueshmëria
Para se të niseni sigurohuni që dritat e monopatinës suaj janë të hapura.
- Vetëm një përdorues
Asnjëherë mos merrni dikë tjetër me ju. Monopatina nuk duhet të transportojë asnjë person tjetër
- Përqëndrimi
Qëndro i fokusuar në momentin që je duke lëvizur në rrugë. Mos e përdor nën efektin e alkoolit apo substancave të tjera të ndaluara.
- Rregullat e trafikut
Respekto në çdo moment rregullat e trafikut. Sinjalistikën horizontale dhe vertikale. Qëndro gjithmonë në korsinë e dedikuar dhe mos e tejkalo limitin e shpejtësisë.
- Pengesat
Sigurohu që gjatë rrugës suaj të mos ketë asnjë pengesë, e cila mund të sjellë pasoja për ju dhe për të tjerët
- Sinjalizimi me duar
Përdorni duart tuaja sa herë doni të lëvizni djathtas apo majtas
- Kryqëzimet
Sigurohuni të jepni sinjal mbi drejtimin se nga do të kaloni. Ndaj tregohuni të vëmendshëm nëse dritat e monopatinës suaj janë të ndezura.
- Parkimi
Parkojeni monopatinën tuaj në vendet e caktuara nga autoritetet lokale.
Video eduktative nga “Insurance Europe”
Këto janë 10 rregullat që duhet të ndiqni nëse dëshironi që çdo udhëtim i juaji në qytet me monopatinë të jetë i sigurt.