Kanë arritur në 13 miliardë lekë primet e shkuara bruto nga sigurimi i detyrueshëm motorik.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat e kompanive të sigurimit nga primet e sigurimit motorik u rritën me 7.66% në periudhën janar – nëntor 2024.
Sa i përket produktit MTPL e brendshme, i cili i referohet sigurimit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore apo shëndetësore, në periudhën janar – nëntor 2024 ka pasur një rritje prej 9.35% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga ana tjetër, sigurimi me karton jeshil për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit, në 9 muaj ka pasur një rritje me 2.88% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, duke e çuar vlerën totale në 1.7 miliardë lekë. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 20.88% llogaritur me janar-nëntor 2023.
Ndërkohë, sigurimi kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë, ka pësuar një ulje të ndjeshme në fund të nëntëmujorit. Kështu, vëllimi i primeve të shkruara bruto pësoi një rënie me 10.53% krahasuar me 9 muajt e parë të 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 10.75%.
LEXO EDHE: 92% e primeve nga Jo-Jeta/ Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 11-mujorin 2024