Portofolet e shendetit dhe të jetës kanë qenë ndër paketat e sigurimeve që kanë shënuar rritjen më të dukshme për vitin 2022.
Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare raporton se të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-korrik 2022, arritën në rreth 871 milionë lekë, afërsisht 8.5 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 15.12% në krahasim me periudhën janar-korrik 2021.
LEXO EDHE: “Shëndet në Udhëtim”, raporti i AMF: SIGAL UNIQA më e besuara, zë rreth 70% të tregut
Edhe më e dukshme ka qenë rritja e portofolit të sigurimeve të JETËS.
Sipas AMF, primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2022, arritën rreth 992 milionë lekë, thuasje 10 milionë dollarë, ose 25.15% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në këtë produkt sigurimi vihet re qartë dominimi i SIGAL LIFE UNIQA Group Austria-s. Si për vendin që zë në treg, edhe për dëmet e paguara.
Ndarja e tregut
Sa i përket dëmeve të paguara te klientët, SIGAL LIFE përveçse rënditet e para, ka edhe një rritje me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (2021 44%, 2022 53%)
Edhe sa i përket produktit më të madh në sigurimet e Jetës, atë të Jetës së Debitorit, SIGAL LIFE kryeson si për vendin që ze në treg ashtu edhe për dëmet e paguara, të cilat sipas AMF, gjatë periudhës janar-korrik 2022 kanë shënuar një rritje me 23% për SIGAL LIFE çka e bën këtë kompani unike për tregun shqiptar.
Dëmet e paguara
SIGAL Life UNIQA Group Austria ofron me sukses tek klientët e saj përmes rrjetit të partnerëve në të gjithë Shqipërinë produkte të ndryshme të sigurimit të Jetës duke e konsideruar besueshmërinë e klientëve si një përgjegjësi dhe privilegj shumë të rëndësishëm.
Ngjarje të papritura mund të ndodhin në çdo kohë dhe janë pjesë e përditshmërisë tonë. Me sigurimin e jetës përfitoni mbrojtje financiare dhe qetësi mendjeje në rast fatkeqësie.
Për më shumë informacione klikoni në web-in zyrtar të SIGAL Life UNIQA Group Austria: www.sigallife.al
LEXO EDHE: A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?