13.5 C
Tirana
Friday, April 10, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Jam i siguruar, por nuk e kam siguracionin me vete", çfarë duhet...

“Jam i siguruar, por nuk e kam siguracionin me vete”, çfarë duhet ditur ligjërisht për këtë situatë

Lexues të Sigurime.Online na sollën një situatë të pakëndshme, me të cilin ishin hasur gjatë një kontrolli rrugor.

Lexuesi na tregoi se e kishte të prerë siguracionin dhe se data e ndodhisë ishte brenda periudhës së sigurimit.

Një kontroll rrugor e kishte gjetur pa siguracionin me vete dhe e kishin gjobitur.

Lexuesi e konsideronte të pabazuar sjelljen policore. Çfarë duhet ditur nga kjo situatë?

Sigurime.Online nuk gjykon sjelljet dhe vendimmarrjet policore.

Ajo që mund të bëjmë në këto radhë është të vlerësojmë ligjërisht pretendimin e lexuesit që na shkroi.

Ligji i siguracionit të detyrueshëm, 32/2021, në pikën 1 të nenit 5, qartëson se pronari ose përdoruesi i mjetit të transportit gjatë përdorimit të tij është i detyruar të mbajë me
vete policën e sigurimit ose ndonjë provë tjetër të lidhjes së kontratës së sigurimit të
detyrueshëm, si dhe Raportin Evropian të Aksidenteve.

Me rëndësi këtu të veçojmë karakterin detyrues, “është i detyruar të mbajë me vete policën e sigurimit ose…”.

Kështu që, në mungesë të kontratës, do të duhej me patjetër ndonjë provë tjetër e lidhjes së kontratës (policës), përndryshe, ky detyrim quhet i papërmbushur nga pikëpamja ligjore dhe drejtuesi i mjetit, të paktën përkohësisht, mbetet në varësi të interpretimit dhe vendimmarrjes të çastit të kontrolluesit. Vendimmarrje, të cilën nuk mund ta komentojmë.

Ajo që mund të thuhet me siguri është sa vijon: lexuesi ynë nuk ka qenë në përputhje me kërkesat e pikës 1 të nenit 5.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat