9.5 C
Tirana
Friday, November 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Ja vlen të jetosh"/ “Tetori Rozë”, Shoqata e Siguruesve apel për kontroll...

“Ja vlen të jetosh”/ “Tetori Rozë”, Shoqata e Siguruesve apel për kontroll të vazhdueshëm

Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen në zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

 

Mesazhi i këtij viti për muajin rozë është “Ia vlen të jetosh”.

 

Në Shqipëri çdo vit rriten numrat e grave dhe vajzave që diagnostikohen me kancer të gjirit.

 

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, mblodhi sot gazetare të medies së shkruar dhe asaj audiovizive, në kuadër të fushatës së saj të sensibilizimit për “Tetorin Rozë“, për të prezantuar edhe paketat që kompanitë e sigurimeve ofrojnë sot në treg.

 

Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj bëri apel për kontroll të vazhdueshëm.

 

Sipas saj, për të përballuar betejën me kancerin, është e rëndësishme të flasim për paketat e sigurimeve dhe ndikimet pozitive në portofolin financiar të çdo familjeje shqiptare.

 

Ndërkohë mjeku senolog, Denis Godaj tregoi se raportet mjekësore cilësojnë se 1 në 8 gra rrezikon të preket nga kanceri i gjirit gjatë jetës së saj. Por, theksoi ai, se me diagnostikimin në kohë dhe përkujdesjen e duhur, shanset për shërim janë të larta. Ai rekomandon vetëkontrollin e gjirit çdo muaj.

 

Sipas tij, nëse kanceri i gjirit zbulohet në një fazë të hershme, rreth 95% mund të trajtohen me sukses.

 

Faktorët më të mëdhenj të rrezikut për kancerin e gjirit përfshijnë moshën, një predispozion gjenetik dhe gjininë, megjithëse kanceri i gjirit mund të ndodhë edhe te burrat.

 

LEXO EDHE“JETË PLUS”, polica e sigurimit që trajton sëmundjet e rënda në spitalet më të mira të botës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat