Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare. Ndërsa në zonat luginore pritet mjegull.
Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek.
Temperaturat parashikohen:
– në zonat malore -1 deri 11°C
– në zonat e ulëta 1 deri 18°C
– në zonat bregdetare 6 deri 18°C.