Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se autoritetet në Itali kanë dekretuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, për shkak të pandemisë COVID-19, deri më 31 mars 2022.
Për personat që hyjnë në Itali, nga një vend i BE, është i detyrueshëm tamponi negativ PCR. Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore dhe tamponi negativ.
Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive të caktuara:
- Pune
- Shëndeti,
- Studimi,
- Urgjence,
- Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
- Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
- Personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali,
- Sportistë, teknikë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
- Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike https://app.euplf.eu/
- Testi me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
- Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form” .
Këto rregulla për udhëtimin janë në fuqi nga data 16 dhjetor 2021 deri më 31 janar 2022.