-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetItalia nën ujë, Portugalia e mbërthyer nga zjarret/ 5 viktima dhe 182...

Italia nën ujë, Portugalia e mbërthyer nga zjarret/ 5 viktima dhe 182 të plagosur, mijëra hektarë të djegur

Teksa Italia është përfshirë nga përmbytjet dhe stuhitë, një tjetër vend europian është mbërthyer nga zjarret që nga 15 shtatori.

Bëhet fjalë për Portugalinë ku janë regjistruar 5 viktima dhe 182 të plagosur, ndërsa sipërfaqja e tokës së shkatërruar nga zjarret vlerësohet të jetë mbi 122,000 hektarë.

Rreth 83% e tokës ndodhet në veri dhe në qendër të vendit dhe sipas Institutit Portugez të Ruajtjes së Natyrës dhe Pyjeve, 60% e tokës së djegur ishte pyll, 29% e saj shkurret dhe 11% tokë bujqësore.

Qeveria portugeze dekretoi një ditë zie kombëtare të premten për të nderuar viktimat e zjarreve.

Portugalia është ndër vendet evropiane më të goditura nga zjarret në vitet e fundit. Ekspertët pohojnë se fatkeqësia e fundit është shkaktuar nga një kombinim i erërave të forta, ndryshimeve klimatike që sjellin temperatura më të larta se zakonisht në fund të verës (mbi 30ºC) dhe lagështisë shumë.

Ata gjithashtu paralajmërojnë se mungesa e biodiversitetit në pyjet portugeze dhe një shpopullim në rritje i këtyre zonave janë faktorët më të mëdhenj që kontribuojnë në zjarret ekstreme.

LEXO EDHEFatkeqësitë natyrore në rritje/ Top News: Shtëpia, biznesi, makina, mbrojtje e plotë me SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat