11.5 C
Tirana
Tuesday, December 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetItalia në alarm nga moti i keq/ Mbyllen shkollat dhe universitetet

Italia në alarm nga moti i keq/ Mbyllen shkollat dhe universitetet

Rikthehet moti i keq në Italinë e Jugut me reshje të dendura shiu, stuhi, rrufe dhe erëra të forta.

Mbrojtja Civile ka lëshuar një alarm të kuq për Siçilinë lindore deri në mesnatën e së martës së 12 nëntorit.

Mediat italiane raportojnë se autoritetet parashikojnë një skenar rreziku të lartë hidrogjeologjik dhe hidraulik, ndërsa shkollat ​​e të gjitha niveleve do të qëndrojnë të mbyllura, së bashku me ambientet sportive, varrezat, parqet komunale dhe tregjet.

Në Katania është vendosur edhe ndalimi i lëvizjes në rrugët komunale për automjete me dy rrota, biçikleta dhe motoçikleta.

Sipas ekspertëve, zona e paqëndrueshmërisë pranë Siçilisë dhe Sardenjës do të vazhdojë të përcaktojë zhvillimin e stuhive në det, të cilat do të prekin kontinentin, duke sjellë reshje lokale intensive. Priten reshje të dendura shiu, aktivitet i shpeshtë elektrik dhe erëra të forta.

Universiteti është gjithashtu i mbyllur “Pas kodit të kuq të alarmit të motit të lëshuar nga Mbrojtja Civile për rrezik stuhie dhe hidrogjeologjike në sektorin bregdetar verilindor të Siçilisë, të gjitha aktivitetet e mësimdhënies ballë për ballë do të pezullohen për të gjithë ditën e martë 12 nëntor, përfshirë provimet dhe seancat e diplomës, në të gjitha kampuset universitare të Universitetit të Katanias. Këto aktivitete mund të ofrohen në internet, thuhet në dekretin e rektorit të Universitetit të Katanias, Francesco Priolo.

LEXO EDHE: Europa në “luftë” me motin, viktima dhe dëme kolosale/ Sigurimi nga fatkeqësitë natyrore, gjithnjë e më shumë një domosdoshmëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat