Partia e krahut të djathtë e udhëhequr nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka shtyrë përpara legjislacionin e ri të propozuar që do të dënojë përdorimin e anglishtes dhe fjalëve të tjera të huaja në komunikimet zyrtare me gjoba nga 5,000 deri në 100,000 euro.
Qëllimi i legjislacionit, i cili është dënuar gjerësisht në vend edhe nga studiuesit më të njohur italianë të gjuhësisë dhe filologjisë italiane, Accademia della Crusca, është “të mbrojë dhe promovojë gjuhën italiane” dhe të mbrojë identitetin kombëtar, sipas partisë së Melonit.
Propozimi i ri, i mbështetur nga Meloni, u prezantua nga Fabio Rampelli, një anëtar i dhomës së ulët të deputetëve të Italisë. Në një postim në Twitter të ngjitur në profilin e tij në Twitter, deputeti jep një shembull të të ashtuquajturës “Anglomania” që do të gjobisë politikanët dhe burokratët italianë nëse ligji miratohet.
Gjuha italiane si shumica e gjuhëve të tjera në Europë ka adoptuar shumë terma anglisht vitet e fundit, pjesërisht sepse këto ishin terma që tregonin gjëra ‘të reja’ që nuk i përkisnin traditës italiane (computer, social media, smart working), pjesërisht sepse gjuha angleze shpesh ofron një version më konciz dhe më të mprehtë të termave që në italisht do të kërkonte një mënyrë të rrumbullakosur për t’u shprehur.
Pjesërisht, për shkak se për shumë njerëz përdorimi i një fjale angleze, edhe kur një term italian do të funksiononte mjaft mirë, për shembull, në Itali është e zakonshme t’u referohemi takimeve të punës si “briefing” ose përdorimi i fjalës “deadline” në një mjedis profesional shton një prekje autoriteti dhe internacionalizmi.
Sipas të dhënave më të fundit, Treccani, enciklopedia e mirënjohur në gjuhën italiane, aktualisht përmban 9000 fjalë anglisht dhe 800000 fjalë italisht. Që nga viti 2000, numri i fjalëve angleze që janë futur në gjuhën italiane është rritur me 773%.
Përvetësimi i fjalëve angleze në gjuhën italiane është një objekt debati të pafund në Itali, ku mendimet janë të ndara midis mbrojtjes së integritetit të gjuhës kombëtare dhe pranimit se gjuhët e gjalla janë rrjedhëse dhe vazhdimisht në zhvillim.
Legjislacioni i ri i propozuar i Melonit merr një qëndrim të fortë në këtë debat, duke shtyrë për një qasje konservatore që synon të ndalojë praktikisht fjalët angleze nga administrata publike, shkollat dhe universitetet. Sipas ligjit të ri, “çdo klasë [universitare] që nuk synon në mënyrë specifike mësimin e një gjuhe të huaj duhet të jetë në italisht”. Kurset në gjuhë të huaja do të justifikohen vetëm kur synohen për studentët e huaj.
Kushdo që mban një detyrë në administratën publike duhet të ketë “njohuri me shkrim dhe me gojë dhe zotërim të gjuhës italiane”.
Sipas projektligjit, përdorimi i fjalëve angleze “poshtëron dhe e dëmton” gjuhën italiane dhe është edhe më keq tani që Britania e Madhe nuk është më pjesë e Bashkimit Europian. Legjislacioni i propozuar ende duhet të shkojë për debat parlamentar.