15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeItalia goditet nga moti i keq, disa rajone japin alarmin e kuq...

Italia goditet nga moti i keq, disa rajone japin alarmin e kuq për shkak të rrezikut

Moti i keq ka goditur shtetin fqinj të Italisë. Mediet e huaja raportojnë se ditën e sotme autoritetet e Emilia-Romagna kanë dhënë alarmin e kuq për shkak të rrezikut të lartë nga kushtet agresive të motit. Rreth 900 persona janë evakuuar deri tani në këtë rajon.

Më tej thuhet se edhe në ditët në vijim situata pritet të jetë shumë problematike. Qytetarët janë paralajmëruar që të tregohen të kujdesshëm dhe të braktisin katet përdhe, si edhe bodrumet.

LEXO EDHE: Fatkeqësitë natyrore, një rrezik gjithmonë e në rritje/ Mënyra më e mirë për të mbrojtur banesën, biznesin dhe automjetin

Ndërkohë, që lumi Savio ka shkaktuar probleme të shumta, duke bërë disa shkolla të mbyllen në Ravenna dhe Bologna.

Po ashtu, edhe “Formula 1” mori masat paraprake për Çmimin e Madh të Emilia Romagna, pasi ekziston mundësia që përmbytjet të ndikojnë edhe Autodromin Internacional të Enzo e Dino Ferrari.

Kujtojmë që ky rajon është goditur nga mot i keq rreth dy javë më parë dhe deri tani janë regjistruar 2 viktima. Ndërkohë që autoritetet parashikojnë që ky mot i keq të vazhdoje gjatë gjithë javës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat