11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetItalia dhe Kosova, “kokë më kokë” për eksportet shqiptare/ Fasoneria mbetet kartolina...

Italia dhe Kosova, “kokë më kokë” për eksportet shqiptare/ Fasoneria mbetet kartolina e “Made in Albania”

Sipas të dhënave të “Institutit të Statistikave”, për vitin 2022, Turqia ishte partneri kryesor i importit në vendin tonë duke kaluar Italinë e cila gjatë vitit 2021 ishte në vend të parë dhe zinte 16% të peshës së importeve gjithsej, gjithmonë kur flasim për volum.

Scan Intel” këtë herë ka marrë në analizë gjeografinë e eksporteve në Shqipëri gjatë vitit 2022 për të parë se si kanë ndryshuar shifrat në 5 vitet e fundit.

Ajo që bie në sy nga të dhënat është se për vitin 2022 Italia duket se është partneri ynë më i madh në eksporte duke e spostuar Kosovën në vend të dytë edhe pse me diferencë fare të vogël.

Gjatë katër viteve, nga 2018-ta deri në vitin 2021, Kosova kryeson klasifikimin si partneri kryesor më peshën më të lartë të eksporteve në volum.

Gjatë vitit 2022, Italia zë rreth 18.3% të peshës së eksporteve, ndërkohë që po për të njejtin vit Kosova zë rreth 18.1% të peshës.

Për vitin 2022 vendin e tretë me peshën më të lartë e zë Maqedonia e Veriut me 14%, pasuar nga Spanja me 9%.

Dhjetë vendet me peshën më të lartë i plotësojnë Kina dhe Mali i Zi me 8% secili, Greqia dhe Serbia me 4% secili dhe Suedia e Kroacia me nga 2% secili.

Krahasuar me vitin 2021 pesha e Kosovës llogaritej në 28% dhe pasohej nga Spanja me 14%, Maqedonia e Veriut me 12% dhe në vend të katërt Italia me 10%.

Pra, nga kjo renditje duket se Italia është ngjitur me tre pozicione duke kaluar në krye me peshën më të lartë të eksporteve në volum, ndërkohë që në vitin 2021 Italia renditej në vend të pestë.

Duket se këtë vit Italia ka marrë më shumë produkte nga Shqipëria.

Interesante është se gjatë vitit 2022 kemi shfaqjen e Kroacisë ndër vendet e fundit dhe zë 2% të peshës së eksporteve. Nga ana tjetër, po të analizojmë peshën në total të 10 vendeve partnere sa i përket eksporteve në volum, shohim se për vitin 2022 këto vende përfaqësonin gjithsej 94%, ndërkohë që gjatë vitit 2021, 10 vendet kryesore eksportuese zinin 92%.

 

Po të analizojmë gjeografinë e eksporteve në vlerë, shohim se, Italia mban vendin e parë për vitin 2022, por edhe për vitin 2021. Përgjatë vitit 2022 eksportet në vlerë me Italinë zënë 43.2% të peshës së eksporteve gjithsej, ndërkohë që gjatë vitit 2021 kjo shifër regjistrohej në 42.2%. Po në vlerë, në vend të dytë renditet Kosova për të dy vitet e kaluara. Ndërkohë, në vend të tretë për vitin 2022 pozicionohet Gjermania, duke spostuar kështu Greqinë dhe Spanjën në vend të katërt dhe të pestë. Maqedona e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia, Kina dhe Kroacia plotësojnë 10 vendet e para.

Vendi i parë i Italisë, në drejtim të gjeografisë së eksporteve shqiptare, sidomos në vlerë, me një peshë mbi 40% tregon se produktet e fasonerisë mbeten “kartolina” e “Made in Albania”.

LEXO EDHENë tokë, në det, në ajër/ Ju çojmë në destinacion të sigurtë dhe të shëndetshëm

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat