Ashensorët që përdoren çdo ditë në pallate banimi dhe ambiente pune janë një element thelbësor i jetës moderne. Njëkohësisht ata mund të përbëjnë rrezik serioz për qytetarët kur nuk mirëmbahen, kur nuk kontrollohen apo nuk regjistrohen sipas ligjit.
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bërë së fundmi një apel të qartë: siguria e ashensorëve meriton kujdes. Ligji përcakton se administratorët dhe shoqëritë që menaxhojnë ashensorët janë të detyruar të regjistrojnë çdo ashensor, të lidhin kontrata mirëmbajtjeje me subjekte të licencuara dhe të sigurojnë kryerjen e inspektimeve periodike teknike.
Për pallatet e banimit, kontrolli duhet të kryhet të paktën një herë në vit, ndërsa në ambientet e punës inspektimet janë më të shpeshta për shkak të përdorimit intensiv.
Në këtë kontekst, përmes këtij artikulli, ne duam të sjellim propozimin se çdo kompani që monton dhe mirëmban ashensorë duhet të marrë përsipër sigurimin e përgjegjësisë publike dhe profesionale, të brendashkruar në licensën e saj.
Ky sigurim do të duhej trajtuar si element sigurie, si një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të komunitetit edhe nga pikëpamja ekonomike.
Çdo dëm i mundshëm që mund të shkaktohet, do të duhej paguar nga siguruesi, duke lehtësuar barrën financiare për banorët dhe administratorët.
SIGAL INSURANCE GROUP, me 0.04% të shumës së mbuluar, me limit prej 25,000 euro për person, ose vetëm rreth 10 euro për person-kapacitet mbajtës të ashensorit, ofron një mbrojtje financiare të plotë dhe domethënëse.
Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe e përballueshme për të garantuar sigurinë e përdoruesve dhe për të rritur besimin e komunitetit tek kompanitë që ofrojnë shërbimin.
Duke lidhur detyrimet ligjore me mbulimin financiar të sigurimit, ashensorët bëhen më të sigurtë për të gjithë dhe çdo rrezik i papritur mund të menaxhohet pa pasoja katastrofike për banorët.




