5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiInvestimet e huaja për 6-mujorin e parë 2023/ Austria, investitori i katërt...

Investimet e huaja për 6-mujorin e parë 2023/ Austria, investitori i katërt më i madh

Holanda po kryeson investimet e huaja në Shqipëri për të pestin vit radhazi.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet holandeze për 6-mujorin e parë të këtij viti arritën vlerën e 125 milionë eurove, ose 18% të fluksit total të investimeve të huaja. Investimet e kompanive me aksionerë holandezë u rritën me 79% krahasuar me një vit më parë.

Stoku i investimeve holandeze ka kaluar kufirin e dy miliardë eurove, në rritje me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.

Holanda preferohet për regjistrimin e kompanive offshore, është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve.

Edhe për këtë arsye, disa prej kompanive që kanë fituar kontrata koncesionare në Shqipëri janë regjistruar në Holandë.

Gjithashtu, Hollanda është një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, sepse ajo ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të Botës për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Pas Holandës, investitori i dytë më i rëndësishëm edhe për këtë vit vazhdon të jetë Italia, me një fluks total prej 109 milionë eurosh. Investimet italiane janë rritur me 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare dhe janë të shpërndara nga këndvështrimi sektorial, por orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve. Stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në 1.35 miliardë euro, në rritje me 27% krahasuar me një vit më parë.

Investitori i tretë më i madh për vitin e kaluar vit ishte Turqia, me një fluks investimesh të reja prej 68 milionë eurosh. Investimet turke i janë rikthyer rritjes këtë vit, pasi në të njëjtën periudhë të 2022 rezultuan në vlera negative, si rezultat i shitjes së Albtelecom nga grupi turk Çalik te ai hungarez 4iG.

Stoku i investimeve turke ka arritur në 905 milionë euro, në rritje me 18% krahasuar me një vit më parë. Pas largimit nga sektori i telekomunikacioneve, ndërmarrjet turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse, etj.

Investitori i katërt më i madh i huaj për vitin e kaluar ishte Austria, me një total investimesh prej 59 milionë eurosh, në rritje me 79% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë dhe në sektorin e ndërtimit, me kompaninë.

Stoku i investimeve austriake arriti në 772 milionë euro, në rritje me 21.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një prej emrave më të njohur austriakë, që ndodhet në tregun shqiptar prej më shumë se 16 vjetësh, është edhe “UNIQA Insurance Group”.

Kompania e themeluar në vitin 1881 dhe që operon në 17 shtete të ndryshme të Evropës, është edhe pjesë e tregut rajonal të sigurimeve, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes Grupit “SIGAL UNIQA”.

Impakti i kompanisë në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve ka qenë shumë i madh duke bërë që sot, ajo të numërojë mbi 1.2 milionë klientë në 3 shtetet e sipërcituara.

LEXO EDHE: Dokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

Investitori i pestë i huaj për këtë vit renditet SHBA, me 32 milionë euro, në rritje me 18.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vijon Kosova, me 28 milionë euro, në rënie me 3%, shkruan revista Monitor.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat