13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInvestimet e huaja direkte arrijnë në 354 mln euro në 3-mujorin e...

Investimet e huaja direkte arrijnë në 354 mln euro në 3-mujorin e parë/ Gjeografia e shteteve

Të dhënat më të fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, edhe përgjatë tremujorit të parë të këtij viti është ruajtur trendi mjaft pozitiv i investimeve të huaja në vendin tonë.

Fluksi i investimeve të huaja direkte ka prekur një rekord të ri historik, prej 354 milionë eurosh, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, vlera e e tyre fiksohej pranë 307 milionë eurove.

Së pari, rreth 23% e fluksit total ka ardhur nga investime anonime sipas vendit të origjinës.

Janë plot 80 milionë euro flukset e investimeve të huaja direkte në tremujorin e parë të këtij viti të cilat figurojnë si “të tjera për arsye konfidencialiteti”. Bëhet fjalë për 22.6% të totalit që nuk ka “etiketë origjine” për publikun.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se cila është gjeografia e investimeve të huaja direkte.

Konkretisht, flukset e investimeve nga Turqia gjatë tre muajve të parë të vitit 2024 kanë arritur pranë 69 milionë eurove duke zënë kështu 19.5% të totalit të investimeve.

Ndërkohë, në vend të dytë ndjek Italia me 41 milionë euro investime. Austria pason në vend të tretë, ndjekur nga Holanda, Kosova dhe Gjermania.

LEXO EDHE: Dita Kombëtare e Austrisë/ “UNIQA”, investitori strategjik me ndikim në ekonominë shqiptare

Në të kundërt, flukset e investimeve ishin më të ulëta nga Kina, Greqia, Suedia dhe Sllovenia, vlera e të cilave varion nga 1 milionë euro në 3 milionë euro.

Nëse analizën e shtrijmë në harkun kohor të një viti vëmë re se shtetet si Austria, Maqedonia e Veriut, dhe Kosova kanë patur rritjen më të lartë të flukseve të investimeve në Shqipëri me 47.8%, 50% dhe 81.8% respektivisht.

Ndërsa, investimet nga Holanda kanë humbur terren krahasimisht me një vit më parë pasi u regjistruan në 25 milionë euro, apo 35 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Po ashtu, me rënie paraqiten edhe investimet nga Greqia, Franca, Suedia dhe Sllovenia.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat