5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Intesa Sanpaolo Bank Albania” me drejtues të ri. Ja kush vjen

“Intesa Sanpaolo Bank Albania” me drejtues të ri. Ja kush vjen

Banka Intesa Sanpaolo në Shqipëri do të ketë këtë vit një drejtues të ri.

Pas tre vitesh në krye të bankës, CEO aktual, Alessandro D’Oria, do të transferohet në krye të Intesa Sanpaolo Bosnjë-Hercegovinë duke bërë “rokadë” me drejtorin aktual të bankës boshnjake, Marco Trevisan, i cili është emëruar në krye të filialit në Shqipëri, raporton “Monitor”.

Emërimi do të bëhet zyrtar pas marrjes së miratimit të nevojshëm nga Banka e Shqipërisë.

Alessandro D’Oria u emërua në Shqipëri në mesin e vitit 2021, pas një drejtimi të gjatë 8-vjeçar nga Silvio Pedrazzi.

Marco Trevisan ka mbajtur pozizicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Intesa Sanpaolo Banka Bosnje-Hercegovinë që prej fillimit të vitit 2021.

Më herët, ai ka mbajtur një sërë pozicionesh përgjegjëse brenda Grupit Intesa Sanpaolo, si Drejtor i Grupit të Transformimit të Kredive për Kompanitë e Mëdha, Komplekse dhe Ndërkombëtare (2019-2020), me seli në Milano; CEO i Rajonit të Lindjes së Mesme, Turqisë dhe Afrikës, me qendër në Dubai (2016-2019); CEO në Turqi, me qendër në Stamboll (2014-2016), etj.

Në fund të tremujorit të parë të këtij viti, “Intesa Sanpaolo” zotëronte 10.5% të aktiveve të tregut bankar në Shqipëri, nga 12% që kishte qenë pjesa e tregut tre vjet më parë.

Pjesa në tregun e kredisë është ulur në mënyrë të ngjashme, nga 8.4% në 7.2% në harkun e tre viteve.

Banka ka ruajtur rezultate fitimprurëse, por treguesit e rentabilitetit në përgjithësi kanë qenë më të ulët në raport me mesataren e sektorit.

Në tre vitet e fundit, Intesa Sanpaolo ka raportuar një kthim mesatar nga kapitali pranë nivelit të 7.5%, më pas se gjysma e mesatares së sektorit bankar për të njëjtën periudhë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat