9.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInterneti përdoret nga 97% e të rinjve/ SIGAL ONLINE, siguracioni që ju...

Interneti përdoret nga 97% e të rinjve/ SIGAL ONLINE, siguracioni që ju nevojitet vetëm një klikim larg

Rreth 97 % e të rinjve në Shqipëri janë përdorues të rregull të internetit. Sipas një studimi të INSTAT shumica e tyre marrin online shërbimet publike, ndërsa 11 % e përdorin për kurse dhe arsimim online.

Sipas të dhënave të hartuara nga Instituti i Statistikave, aksesi në rrjetet sociale, shënon përqindjen më të lartë të përdorimit të internetit në krahasim me çdo aktivitet tjetër. Të rinjtë që e përdorin internetin për këtë qëllim, arrijnë në rreth 97% në vitin 2021, duke shënuar rritje gjatë periudhës 2019-2021, për të dyja gjinitë në grupmoshën 16-29 vjeç.

SIGAL ONLINE, SIGURACIONI NË CELULARIN TUAJ

Përdorimi i internetit ka rritur fuqizimin e të rinjve, duke mundësuar një pjesëmarrje më aktive në jetën shoqërore dhe politike. Në vitin 2021, rreth 45% e të rinjve shprehën opinionet e tyre për çështje të ndryshme të debatuara në rrjetet online.

Sot, çdo kush prej nesh mund ta ketë internetin me vete përmes celularit dhe falë tij mund të mbyllim thuajse çdo problem të përditshëm si pagesat e energjisë, ujit, qirasë apo kredisë.

Por ne internetin mund ta përdorim edhe në mënyra akoma më të zgjuara.

Për shembull, për të blerë siguracionin e makinës, shtëpisë, biznesit apo shëndetit.

Kudo që të jeni, në makinë, në lëvizje, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop, dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë tuaj dhe të pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.

Kjo ju kursen kohë dhe para pasi shmangni kostot e karburantit dhe ato të parkimit për të gjetur zyrën e kompanisë së sigurimit dhe per të blerë siguracionin që ju duhet.

Larg këtij trendi nuk mund të qëndronte as SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon ishte ndër të parat kompani në Shqipëri që ofruan shërbimin e blerjeve online, i cili vijon të rritet me ritme shumë të shpejta. Ndërsa sot ky shërbim është lehtësuar akoma më shumë.

Kushdo mund të hyjë në https://sigal.com.al/online/  dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Çdo hap është i sigurtë. Ju duhen vetëm pak minuta dhe ju do të keni në e-mail siguracionin e kërkuar.

SIGAL ONLINE, këtu për t’ua bërë jetën më të lehtë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat