10.5 C
Tirana
Saturday, December 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInteresat e kredive dhe depozitave, çfarë pritet për qytetarët?

Interesat e kredive dhe depozitave, çfarë pritet për qytetarët?

Banka e Shqipërisë vlerëson se ekonomia shqiptare po e mbyll këtë vit e stabilizuar dhe e pashqetësuar nga rritja e çmimeve.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në 2.75%.

Gjatë këtij viti, norma bazë u ul dy herë, fillimisht në korrik e më pas në nëntor, në përpjekje për të nxitur kreditimin dhe rrjedhimisht, ekonominë.

Por a do të ketë ndikim në ekonomi dhe tek qytetarët e bizneset? 

Norma bazë e interesit bëhet përcaktuese për interesat e kredive në lek dhe depozitave në këtë monedhë, si dhe interesave të letrave me vlerë të qeverisë, bono thesari dhe obligacione. Duke mos ndryshuar norma bazë, nuk pritet të ketë ndryshim të interesave të tyre.

Por sa janë aktualisht interesat në sistemin bankar? 

Në mbyllje të këtij viti, norma mesatare e interesit të të gjithë portofolit të kredisë qëndron në nivelin 4.56%. Ndërkohë që normat e interesit të depozitave të reja në lekë kanë zbritur në 1.94%.

Gjatë këtij viti, edhe bankat qendrore në botë kanë ulur interesat, teksa e kanë konsideruar të zbutur rrezikun e inflacionit apo thënë ndryshe, rritjes së çmimeve.

Një javë më parë, Banka Qendrore Eurpiane uli në 3% normën bazë të interesit për euron, e cila bëhet përcaktuese edhe për kreditë në këtë monedhë që jepen në Shqipëri.

Nga ana tjetër, në shtator, edhe Rezervat Federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ulën në 4.8% normën e interesit për dollarin. Por si e vlerëson në tërësi, Banka e Shqipërisë gjendjen e ekonomisë dhe veçanërisht luhatjet e euros në kursin e këmbimit, që kanë qenë të ndjeshme gjatë këtij viti. /A2CNN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat