Një tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës Rihter është ndjerë pasditen e djeshme në Janinë.
Sipas institutit të të dhënave, mësohet se epiqendra e tërmetit, e cila ndodhi në orën 18:06, ishte 13 kilometra në lindje-juglindje të Leptokaryas, Janinë. Lëkundjet janë ndjerë po ashtu edhe në jug të Shqipërisë.
Ndërkohë nuk raportohet për dëme apo lëndime në njerëz.Ndërkohë me herët gjatë ditës së djeshme një tërmet me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter është ndjerë në Sithonia të Halkidikit.
Sipas sizmiologëve vendas, një rritje e ndjeshme e aktivitetit sizmik është regjistruar ditët e fundit në këto zona