8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInteligjenca Artificiale në sektorin financiar mund të ketë nevojë për rregulla të...

Inteligjenca Artificiale në sektorin financiar mund të ketë nevojë për rregulla të reja, thotë BQE

Inteligjenca Artificiale po bëhet gjithmonë e më shumë pjesë e thuajse çdo sektori, përfshirë edhe atë financiar.

“Pavarësisht se te kjo e fundit është ende në fillimet e saj, monitorimi është i domosdoshëm, në mënyrë që të parandalohet dëmtimi i konsumatorëve dhe të sigurohet funksionimi i duhur i tregjeve”.

Kështu këshillon Banka Qëndrore Evropiane.

BQE ka vënë re një sërë përfitimesh nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale, në banka dhe institucione të tjera financiare, të tilla si përpunimi më i lartë i informacionit, shërbimi më efikas ndaj klientit dhe madje edhe një aftësi më e madhe për të dalluar kërcënimet kibernetike.

Njëkohësisht, BQE paralajmëroi edhe për rreziqet, duke mos përjashtuar sulmet kibernetike më të sofistikuara.

Pikërisht për këtë arsye, kërkohet që zbatimi i Inteligjencës Artificiale në sistemin financiar, të monitorohet nga afër teksa teknologjia evoluon.

Bashkimi Evropian ka formuluar rregullat e para të inteligjencës artificiale në botë, të cilat do të detyrojnë sistemet e inteligjencës artificiale të jenë në përputhje me detyrimet specifike të transparencës dhe ligjet e BE-së për të drejtat e autorit.

Megjithatë, deri më tani, BQE tha se miratimi i sistemeve të tilla nga kompanitë financiare evropiane ishte “në fazat e para” dhe se ka ende shumë punë për të bërë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat