23.5 C
Tirana
Thursday, June 12, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInsurance Europe studim mbi të rinjtë dhe sigurimet: 8 gjetjet kryesore

Insurance Europe studim mbi të rinjtë dhe sigurimet: 8 gjetjet kryesore

Insurance Europe publikoi sot një raport studimor mbi perceptimin që kanë të rinjtë për sektorin e sigurimeve në Evropë.

Studimi përfshiu intervistimin e 651 të rinjve nga 33 vende të ndryshme evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë.

Të rinjtë ishin të moshave 18-34 vjeç.

Qëllimi studimor ishte të kuptohej se si sigurimet mund të bëhen më tërheqëse për këtë grupmoshë.

Disa nga gjetjet kryesore të studimit janë si më poshtë:

  1. Siguria është prioritet për të rinjtë, ata e vlerësojnë rëndësinë e një skeme sigurimi dhe çmimin e përballueshëm të policës.

  2. Të rinjtë kërkojnë procedura të thjeshta, ata kërkojnë produkte të thjeshta dhe më “miqësore për konsumatorin”.

  3. 80% e të rinjve mendojnë se sistemi i edukimit financiar ka nevojë për përmirësim.

  4. Shtatë nga dhjetë të rinj besojnë se është më mirë të investosh shuma të vogla në sigurime sesa të mos përfshihesh fare.

  5. Pensionet private të rinjtë i vlerësojnë si skema, por shumica ende nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim.

  6. Diversiteti i nevojave të të rinjve, ata kanë pritshmëri dhe mënyra komunikimi të ndryshme, ndaj kërkohet qasje më e personalizuar.

  7. Parandalimi i riskut është një funksion tjetër që të rinjtë e kanë si pritshmëri nga siguruesit.

  8.  Sektori i sigurimeve nuk perceptohet si ndër më tërheqësit për të rinjtë që kërkojnë mundësi pune apo karriere

Ky studim i Insurance Europe ofron një pasqyrë të qartë mbi qëndrimet dhe pritshmëritë e brezit të ri ndaj sektorit të sigurimeve.

Gjetjet theksojnë nevojën për reforma në komunikim, edukim financiar, dhe dizajnin e produkteve, me qëllim që sigurimet të bëhen më të afërta, më të kuptueshme dhe më tërheqëse për të rinjtë evropianë.

Në një treg që po ndryshon me shpejtësi, dëgjimi i zërit të të rinjve është thelbësor për ndërtimin e një sektori sigurimesh gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në të ardhmen.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat