Numri i aksidenteve rrugore në muajin mars të këtij viti shënoi rënie me 9.9 %.
INSTAT publikoi sot raportin mbi aksidentet rrugore, sipas të cilit në muajin mars të këtij viti numërohen 91 aksidente rrugore, nga 101 të ndodhura në muajin mars të 2022-shit.
Sipas INSTAT-it, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 118 persona nga 145 në muajin mars 2022.
Referuar INSTAT-it, aksidentet rrugore, në 80.2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 30.8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në këtë grupmoshë janë ulur me 6.7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.