9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiIndustria e sigurimeve nevojë për dyfishim kapitali, plan afatgjatë për depërtimin në...

Industria e sigurimeve nevojë për dyfishim kapitali, plan afatgjatë për depërtimin në treg

Industria e sigurimeve do të ketë nevojë për një injektim kapitali prej 6.2 miliardë dollarë në vit për të dyfishuar depërtimin e saj në pesë vitet e ardhshme, sipas deklaratave të kryetarit të Autoritetit të Sigurimeve të Indisë.

Numri është arritur bazuar në një analizë të rritjes aktuale të PBB-së, inflacionit dhe depërtimit. Shkalla e përgjithshme e penetrimit të sigurimeve ishte 4.2% më 31 mars 2021.

Gjatë samitit vjetor të sigurimeve dhe pensioneve të organizuar nga Konfederata e Indiane e Industrisë, konglomerateve të biznesit i është kërkuar të kanalizojën fondet në sektorin e sigurimeve, ku fitimet nga kapitali janë 14% për siguruesit e jetës dhe 16% për jo jetën.

Objektivi i Autoritetit është të dyfishojë shkallën e penetrimit të sigurimeve gjatë pesë viteve të ardhshme, duke shtuar se do të jetë e mundur të sigurohen të gjithë deri në vitin 2047, kur vendi do të shënojë 100 vjetorin e pavarësisë.

India është aktualisht tregu i 10-të më i madh i sigurimeve në botë dhe do të jetë i gjashti më i madh deri në vitin 2032.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat