15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiIndeksi ekonomik ndez paralajmërimin për një recesion të mundshëm. Ja çfarë duhet...

Indeksi ekonomik ndez paralajmërimin për një recesion të mundshëm. Ja çfarë duhet të dihet

Një raport i asaj që mund ta presë ekonominë amerikane në vijim, ka ndezur alarmin si shenjë paralajmëruese e një recesioni.

Sipas Bordit të Konferencës, indeksi ekonomik kryesor është ulur më 0.4% në muajin shtator, ndërkohë që nga muaji mars është ulur me 2.8%. Ekspertët këtë rënie e kanë konsideruar si sinjal i një recesioni të mundshëm, por megjithëatë ky recesion nuk parashikohet të jetë i afërt.

Shenja të tjera dalluese të recesionit

Recesioni në përgjithësi përkufizohet si një rënie e gjerë e aktivitetit ekonomik për disa muaj.

Nëse ekonomia u tkurr në dy tremujorët e parë të vitit 2022 me 1.6% dhe 0.6% respektivisht, faktorë të tjerë që karakterizojnë një recesion, siç janë pretendimet për papunësi dhe rënia e pagave, nuk janë materializuar.

Disa ndryshime janë të parëndësishme

Indeksi kryesor ekonomik bazohet në 10 komponentë që detajojnë faktorë si pretendimet për papunësi, urdhrat e prodhimit dhe performanca e indeksit të aksioneve S&P500, një barometër që tregon se si po ecin kompanitë amerikane. Disa nga këto komponentë tregojnë dobësi të konsiderueshme, ku S&P ka rënë me 20.3% nga fillimi i vitit deri më 24 tetor.

Rritja e normave të FED mund të rifreskojë tregon e punës

Rezerva Federale pritet të vazhdojë të rrisë normat e interesit në një përpjekje për të ulur inflacionin e lartë të vazhdueshëm. Ideja e përgjithshme është që duke e bërë më të shtrenjtë koston e huamarrjes së parave, shpenzimet do të reduktohen, gjë që nga ana tjetër do të ngadalësojë kërkesën konsumatore dhe do të lehtësojë presionin e inflacionit.

Megjithatë, kërkesa e reduktuar mund të përkthehet edhe në humbje pune apo të ardhura, të cilat në përgjithësi janë pika kryesore për familjet që preken nga recesioni.

Pavarësisht lëvizjeve të FED, papunësia mbetet e ulët në 3.5%, sipas të dhënave të fundit nga Byroja e Statistikave të Punës në SHBA.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat