10.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInagurohet "Shtëpia e Biznesit", vendtakimi i qeverisë me sipërmarrjet

Inagurohet “Shtëpia e Biznesit”, vendtakimi i qeverisë me sipërmarrjet

Dialogu qeveri-biznes do të marrë një trajtë tjetër sipas marrëveshjes së fundit të bërë midis palëve.

Në një takim në kuadër të Këshillit Ekonomik Kombëtar, drejtuar nga kryeministri Edi Rama u njoftua se posaçërisht për këtë dialog do të krijohet “Shtëpia e Biznesit”, tek Piramida, ku do të kryhen takimet.

Kryeministri tha se edhe pse 2023-shi ishte vit i mbarë, ka ende gjëra për t’u përmirësuar.

Ne këtë Këshill e konsiderojmë një instrument për të adresuar bashkërisht problemet, për të diskutuar bashkërisht për mënyrën se si duhet t’i qasemi sfidave dhe për të ndërvepruar me sektorin privat dhe me institucione të tjera të pavarura, në mënyrë që procesi i rritjes të jetë një proces që të shfrytëzojë sa më shumë nga potenciali i Shqipërisë edhe nga mundësitë ende të pashfrytëzuara që ne kemi. Shqipëria tanimë ka filluar negociatat me BE, proces shumë impenjues, jo vetëm për qeverinë, jo vetëm për institucionet publike, por është shumë impenjues edhe për vetë sipërmarrjen”, u shpreh kreu i qeverisë.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tha në mbledhje se takimet te “Shtëpia” do të jenë javore dhe se biznesi do të ketë një rol me rëndësi në reformat qeveritare.

Shtëpia e Biznesit, e cila ndodhet në krah të Kryeministrisë, në një nga kubat e piramidës do të shërbejë si një shtëpi, ku ne, jo vetëm do të mirëpresim bizneset për adresimin e problematikave të tyre, por do të shërbejë edhe si vend për takime të përjavshme të sekretariateve teknike që do të ngrihen. Ky është vetëm fillimi i një strategjie të ndërveprimit dhe të komunikimit dhe harmonizimit të iniciativave ligjore dhe nënligjore. Ne do të mund të krijojmë një platformë model të partneritetit publik, privat me qëllim mirëqeverisjen dhe marrjen e vendimeve të duhura për nxitjen e zhvillimit ekonomik”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat