15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIlaçi kundër COVID-19 edhe në Shqipëri

Ilaçi kundër COVID-19 edhe në Shqipëri

Paxlovid, medikamenti i prodhuar nga kompania Pfizer për trajtimin e pacientëve me Covid do të jetë i disponueshëm edhe për pacientët shqiptarë.

Sipas Klan, prej disa kohësh qeveria shqiptare ka hyrë në negociata për të siguruar një sasi të këtij bari.

Shqipëria ka shfaqur interes për prokurimin e përqëndruar që do të bëjë Bashkimi Europian, për të marr Paxlovid. Po ashtu në të njëjtën kohë po zhvillohen negociata me kompaninë Pfizer për të marrë direkte prej tyre një sasi medikamentesh.

Paxlovid është i pari medikament që ka marrë aprovimin e FDA dhe EMA për përdorim në trajtimin e pacientëve të rritur me koronavirus.

Ai është në formë tabletash dhe do të përdoret tek pacientët menjëherë pas diagnostifikimi për 5 ditë me radhë.

Ilaçi ul shtrimet në spital dhe normat e vdekjeve me 89 përqind të pacientët me rrezik të mesëm dhe të lartë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat