Pediatrja Mirela Dibra është shprehur se prindërit duhet të kenë kujdes kur blejnë ilaçet në farmaci.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se duhet të shohin pullën e kutisë apo ambalazhit në mënyrë që të garantohen që barnat nuk janë sjellë në mënyrë kontrabandë.
“Barnat duhet të jenë të regjistruara dhe qarkullojnë në dy vende të BE. Ne kemi garancinë e këtyre vendeve, dhe tërthorazi jemi të mbrojtur nga këto medikamente.
Prindërit duhet të kenë parasysh që kur të blejnë medikamente në farmaci duhet patjetër që kutia të ketë pullën tonë të çmimit. Kjo është garant që ilaçi nuk është sjellë kontrabandë”-tha ajo.