21.9 C
Tirana
Tuesday, May 13, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeRajon & BotaIHC dhe BlackRock drejt një sipërmarrjeje të re risiguruese

IHC dhe BlackRock drejt një sipërmarrjeje të re risiguruese

Kompania International Holding Co. (IHC), kompania më e madhe e listuar në Abu Dhabi po krijon një sipërmarrje të re të rinsigurimit me vlerë 1 miliard dollarë.

Kjo sipërmarrje do të vijë në bashkëpunim me kompaninë BlackRock Inc.

Kompania është e drejtuar nga një anëtar kyç i familjes mbretërore të Emiratit.

Kompania e re, e cila ende nuk ka një emër zyrtar, do të nisë me më shumë se 1 miliard dollarë angazhim fillestar në kapital.

Sipërmarrja e re synon të menaxhojë 10 miliardë dollarë detyrime, falë partneriteteve me BlackRock dhe menaxherin e aseteve me bazë në Abu Dhabi, Lunate.

Kjo konfirmohet edhe nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Selia e kompanisë do të jetë në zonën e lirë ekonomike të Abu Dhabit (ADGM).

Ajo do të drejtohet nga Sultan Al Xhaberi, ministër i Emirateve të Bashkuara Arabe për industrinë dhe teknologjinë e avancuar.

Drejtimin ekzekutiv të kompanisë do ta marrë Mark Uilsoni, ish-drejtues i kompanive Aviva Plc dhe AIA Group Ltd.

“BlackRock-u” do të bëjë një investim fillestar minoritar dhe do ta mbështesë sipërmarrjen me menaxhim të aseteve të sigurimeve, shërbime këshillimi dhe teknologji.

“Lunate” do të jetë një partner tjetër, duke sjellë përvojën e saj në tregjet publike dhe private.

Kompania e re do të përdorë inteligjencën artificiale (AI) si pjesë themelore të strategjisë, për të përmirësuar procesin e vlerësimit të rreziqeve, duke rritur cilësinë dhe shpejtësinë e analizës së tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat