21.9 C
Tirana
Wednesday, May 14, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIA do të kursejë miliarda euro nga mashtrimet me sigurime

IA do të kursejë miliarda euro nga mashtrimet me sigurime

Inteligjenca artificiale po zë vend përherë e më tepër në strategjitë e kompanive të sigurimeve.

Ekspertët parashikojnë një revolucion në mënyrën se si identifikohen dhe parandalohen mashtrimet.

Një raport i fundit nga Deloitte tregon se përmes zbatimit të teknologjive të drejtuara nga AI në të gjithë ciklin e trajtimit të dëmeve, sektori i sigurimeve të pronës dhe dëmeve mund të kursejë nga 80 deri në 160 miliardë dollarë deri në vitin 2032.

Këto kursime do të vijnë nga përmirësimi i zbulimit të mashtrimeve dhe reduktimi i kërkesave të rreme.

Ky detektim do të jetë i mundur përmes analizës në kohë reale të të dhënave multimodale – tekst, imazhe, audio dhe video – që zbulojnë anomali dhe modele të dyshimta.

Teknologjitë e avancuara po mundësojnë që miliona kërkesa për dëmshpërblim të kontrollohen në kohë reale.

Procesi jo vetëm që rrit ndjeshmërinë ndaj mashtrimeve, por edhe ul rastet e rreme që dëmtojnë efikasitetin e kompanive.

Mashtrimi i butë, që përbën 60% të rasteve dhe konsiston në fryrjen e kërkesave të ligjshme, ka aktualisht një shkallë zbulimi prej vetëm 20%-40%.

Ndërsa mashtrimi i fortë, që nënkupton pretendime tërësisht të rreme dhe përfaqëson 40% të rasteve, zbulohet në 40%-80% të tyre.

Inteligjenca po e ngushton këtë boshllëk.

Ajo po aftësohet të identifikojë përherë e më tepër manipulime vizuale të pamjeve të dëmeve.

Manipulimet e tilla përbëjnë një sfidë madhore në epokën e “deepfake”-eve gjithnjë e më të sofistikuara.

Ekspertët vërejnë se teknologjia tashmë mund të zbulojë manipulime në nivel pikseli, të dallojë imazhet e krijuara nga AI dhe të identifikojë fotografi të ripërdorura për mashtrime.

Një risi efektive është shtimi i “shenjave digjitale të gishtave” në imazhe të pranuara zyrtarisht, të cilat funksionojnë si kode ADN-je dhe sinjalizojnë për dublikime.

Këto sisteme po shpërndahen ndërmjet kompanive për të krijuar një rrjet më të gjerë zbulimi.

Kjo qasje e re teknologjike jo vetëm që përmirëson efikasitetin e zbulimit, por edhe ndihmon në ndërtimin e një mbrojtjeje më të fortë për industrinë ndaj rreziqeve të reja digjitale.

Mashtrimi i butë është më i vështirë për t’u provuar, AI po ndihmon hetuesit të lidhin të dhëna që më parë kërkonin kohë dhe kosto të mëdha.

Përmes kombinimit të informacionit nga sensorët e makinave, të dhënave të dëmeve dhe informacioneve mjekësore, kompanitë mund të analizojnë më objektivisht se çfarë ka ndodhur në një aksident, kush ishte fajtor dhe nëse pretendimi për dëmtime është i besueshëm.

Edhe pse disa prej këtyre analizave mund të mos jenë të mjaftueshme për një çështje gjyqësore, vetëm ekzistenca e një teknologjie kaq të avancuar funksionon si shkurajues për mashtruesit potencialë.

Rritja e barrierës për të kryer mashtrim, qoftë të butë apo të fortë, është në vetvete një strategji parandalimi. AI pritet të punojë shumë me fazën parandaluese.

Duke kombinuar të dhënat historike të kërkesave me informacionin nga sensorët në automjete, kompanitë mund t’i japin klientëve këshilla personalizuese për mirëmbajtje ose shmangie risqesh, si sugjerime për vendparkim në zona me më pak aksidente.

Për Deloitte, forca më e madhe e kësaj qasjeje është kombinimi: AI dhe eksperienca njerëzore së bashku janë më të fuqishme sesa secila veçmas.

Në këtë mënyrë, industria e sigurimeve nuk po përpiqet vetëm të mbrojë financat e veta, por edhe të ndërtojë një sistem më të drejtë, të sigurt dhe më rezistent ndaj mashtrimeve të së ardhmes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat