Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paraqet tabelën me temperaturat për javën që vjen, në qarqet e vendit.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin gjatë gjithë javës por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare të tipit të lartë transparente të cilat do të jenë më tepër prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.
Pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimatike.
Sipas tabelës, temperaturat do të arrijnë deri në 43 gradë celsius.