Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, me temperaturat që patën një tjetër rritje ditën e djeshme, ku termometri shënoi 42 gradë celsius në zonat e ulëta.
Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tonë.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kjo situatë do të zgjasë deri në mesin e javës tjetër me temperatura 43 apo 44 gradë Celcius.
“Masat ajrore me origjinë nga veriu i Afrikës kanë përfshirë pjesën më të madhe të Ballkanit duke sjellë temperatura të larta që janë disa gradë mbi mesataren mujore. Këto masa ajrore tashmë e kanë përfshirë edhe vendin tonë duke sjellë temperature të larta”.
LEXO EDHE: Mos luani me zjarrin! Dy siguracionet më të nevojshme për këdo