11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetI ftohti polar godet Shqipërinë/ Meteorologia zbulon çfarë pritet të ndodhë me...

I ftohti polar godet Shqipërinë/ Meteorologia zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim

Shqipëria është përfshirë nga temperatura të ulëta, si pasojë e një mase polare që ka mbërthyer të gjithë gadishullin e Ballkanit. Ndërsa në zonat malore, temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Sot temperatura më e ulët është shënuar -5 në Dibër dhe -4 në qarkun e Korçës”, shprehet për një intervistë televizive meteorologia Lajda Porja.

Reshjet e dëborës do të vijojnë edhe ditën e nesërme, në disa zona. Por problem më i madh do të jenë ngricat në rrugë.

LEXO EDHE: Moti bën kthesën në fundjavë/ Me KASKO dhe “AutoSOS”, makina juaj e mbrojtur në Shqipëri dhe Europë

Parashikohet që të ketë vetëm reshje të izoluara dëbore në juglindje, që nuk do të sjellin bllokim të rrugëve. Problematike do të jenë ngricat në akset rrugore, që nga dita e sotme deri në fillimin e javës tjetër do të jenë nën zero disa zona malore, duke bërë që ngricat të jenë prezente”, vijon Porja.

Sipas Meteoalb, e mërkura pritet të jetë dita më e ftohtë, por të enjten dhe të premten temperatura do te rritet. Ndërsa në fundjavë termometri shënon sërish rekord, duke zbritur deri në -9 gradë në zonat e thella malore.

“I ftohti parashikohet të mbetet prezent deri një fundjavë, edhe pse ditën e enjte dhe të premte kemi një tërheqje graduale, do të jetë sërish fundjava që do të sjellë rënie të temperaturave deri në vlera -7 gradë në zonat malore, ato rubane, nuk përjashtohet edhe Erseka me -7 gradë. Ndërkohë zonat e thella malore do të shënojnë edhe vlera -8 apo -9 gradë”.

Kjo situatë e motit të ftohtë sipas sinoptikanëve është kalimtare, pasi janari parashikohet të jetë më i ngrohtë, me temperatura jo tipike të muajit.

“Pas datës 15 do të kemi sërish rritje të temperaturave. Reshjet do të jenë sporadike, por jo sasi të konsiderueshme. Pra do të jetë i ngrohtë dhe me reshje tipike të janarit. Nuk presim të kemi dëborë të dendur si në 2021 apo vlera ekstreme si në janar të 2017 ku termometri ka zbritur -18”.

LEXO EDHE: ‘Karta e Kujdesit Shëndetësor’ për ju që trajtoheni në spitale dhe klinika private/ Kjo zgjedhje ekonomike në këtë periudhë virozash

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat