15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetI dehur në timon, 45-vjeçari përplaset me 3 makina në Tiranë

I dehur në timon, 45-vjeçari përplaset me 3 makina në Tiranë

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Burime nga policia bëjnë me dije se 45-vjeçari A.L, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me tre automjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pagesat e drejtëpërdrejta për klientët

Shpeshherë dëgjojmë për qytetarë që ankohen për kompanitë e sigurimeve. Dikush pretendon për mospagim e dikush tjetër për pagim jo konform dëmit të pësuar.

SIGAL UNIQA ka  qënë iniciatore e ndryshimeve të mëdha në këtë drejtim, pasi dikush nuk e kuptonte, dikuj nuk i intersonte  dhe plot faktorë të tjerë.

U deshën plot 10 vite që operatorët e tregut dhe vetë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare të kuptonin thelbin e kësaj levizjeje që në fund te fundit është ne interesin e vetë klientëve.

Në rastet kur përfituesi, i siguruar, dëmtohet nga një i pasiguruar, i paidentifikuar apo që udhëton në shkelje të rregullave të Kodit Rrugor, ai vjen në kompaninë ku është i siguruar dhe paguhet drejtpërdrejtë nga kompania. Më parë këto dëme trajtoheshin nga Byroja Shqiptare e Sigurimeve si fond kompesimi.

Kështu vepron sot edhe SIGAL UNIQA Group Austria.

LEXO EDHEWorkshop-i rajonal/ Dëmet e paguara, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA

Çdo klient përfitues, i siguruar në kompaninë në fjalë, i dëmtuar nga një i pasiguruar, i paidentifikuar, pa patentë, nën ndikimin e pijeve alkolike etj, paguhet drejtpërdrejtë nga SIGAL, me këtë të fundit që mund të bëjë rimbursimin e vlerës sipas ligjit, duke ju rikthyer me regres shkaktarit të dëmit.

Pagesa e drejtpërdrejtë e klientit përfitues është një formë që tregu europian i sigurimeve ka kohë që e aplikon.

Një nismë e tillë ka bërë që klientët të rrisin besueshmërinë e tyre ndaj SIGAL-it dhe për pasojë edhe në rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, ku ashtu si në ato të detyrueshme, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë lidere e tregut, si në prime të shkruara ashtu edhe në dëme të paguara.

Disa nga avantazhet e trajtimit të drejtpërdrejtë të dëmshpërblimit nga SIGAL UNIQA:

  • Rritet cilësia e shërbimit ndaj klientit
  • Ulet koha për dëmshpërblimin e nje klienti
  • Rritet besueshmëria ndaj tregut të sigurimeve. Aktualisht, nëse një kompani zgjat procedurat, bën vlerësime të pasakta dhe vonon në pagimin e dëmshpërblimit, atëherë kjo ndikon negativisht për të gjithë tregun e sigurimeve.

Nëse çdo kompani sigurimi do të trajtonte klientin e tij me shpejtësi dhe cilësi, kjo do të ndikonte në rritjen e besueshmërisë në treg dhe klientët do të ofroheshin edhe për siguracione vullnetare (shëndet apo pronë).

  • Bëhet një vlerësim më i drejtë për dëmin e shkaktuar, pasi për dëme të rëndësishme ekspertiza mund të kryhet nga ekspertë të dy kompanive (përgjegjëse dhe shkaktare).
  • Krijon kushte kushte pozitive për rritjen e tregut të sigurimeve vullnetare, duke rritur besueshmërinë ndaj tregut të sigurimeve në përgjithësi.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat