11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHipertensioni, vrasësi i heshtur/ Mjekët: Rreth 1 në 3 të rritur vuajnë...

Hipertensioni, vrasësi i heshtur/ Mjekët: Rreth 1 në 3 të rritur vuajnë prej tij

Vlerat e larta të presionit të gjakut janë shqetësimi  kryesor i shqiptarëve. Rreth një në tre persona mbi 18 vjeç  sipas  studimeve të Institutit të Shëndetit Publik vuajnë nga hipertensioni.  Të prekurit shtohen me moshën.

Për të kulmuar  në moshën mbi 70 vjeç  ku hipertensioni shkon edhe në 80% të rasteve”.

Përhapja shumë e madhe, faktor risku më i përhapur se duhan pirja, ndoshta më pak se mbipesha, më shumë se sheqeri i lartë në gjak”, shprehet ndër të tjera drejtuesi i  sektorit të sëmundjeve kronike, ISHP, Alban Ylli.

Në Shqipëri hipertensioni mbetet problemi më i madh lidhur me sëmundjet kronike, me efektin e vdekshmërisë së parakohshme, me vitet e shëndetshme të humbura të jetës.

Hipertensioni konsiderohet sëmundje e njëkohësisht faktor rreziku. Mjekët e quajnë vrasës i heshtur. Shpesh nuk jep shenja e shumë prej atyre që e kanë nuk e dinë ndonëse vitet e fundit ndërgjegjësimi është rritur.

Edhe vdekshmëria e drejtpërdrejt  nga hipertensioni është në rënie në Shqipëri, dhe vdekshmëria cerebrovaskulare pasojë e tërthorët dhe ishemitë e zemrës janë në rënie”, thotë më tej, Alban Ylli.

“Zbuloje, trajtoje dhe monitoro vlerat e tij”. Ky është apeli i mjekëve në Ditën Botërore të sensibilizimit për Hipertensionin.

Për ta parandaluar i duhet kushtuar rëndësi edhe stilit të jetesës.

“Popullata duhet të ndërgjegjësohet, me masat që duhen marrë për të parandaluar faktorët që  shkaktojnë hipertensionin, rëndësi  të veçantë ka modifikimi i stilit të jetesës,  reduktimi i natriumit, një dietë mesdhetare me bazë bimore, reduktimi i peshës, konsumi jo i tepërt i alkoolit. Nëse ndërgjegjësohet për ti zbatuar natyrisht do ti shërbejë për të  ulur komplikacionet  që shkakton hipertensioni  natyrisht dhe morbitetin dhe mortalitetin kardiovaskular”.

LEXO EDHE: Kujdesi për shëndetin në spitalet, klinikat dhe laboratorët më të mirë në vend

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat