22.5 C
Tirana
Friday, May 23, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHendeku në sigurime po zgjerohet, Bain & Co sugjeron reflektim

Hendeku në sigurime po zgjerohet, Bain & Co sugjeron reflektim

Kompania globale e konsulencës Bain & Company ngre alarmin për një krizë të afërt në industrinë e sigurimeve.

Ata publikuan raportin “Bridging the Protection Gap”.

Raporti vëren se  rreziqet nga katastrofat natyrore, incidentet kibernetike dhe sfidat sociale po rriten.

Në anën tjetër, raporti vëren se siguruesit nuk po arrijnë të përballen me intensitetin dhe ndryshimet strukturore të tregut.

“Bain” parashikon që deri në vitin 2030, vetëm 25–33% e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe më pak se 50% e nevojave për mbulim jetësor do të jenë të siguruara në nivel global.

Raporti vë në dukje se rritja e kostove është bërë një pengesë serioze për aksesin në sigurime.

Në SHBA, shumë pronarë shtëpish nuk përballojnë më prime gjithnjë e në rritje.

Sigurimet e jetës po humbasin interesin e brezave të rinj.

Rritja e të ardhurave nga primet, sipas raportit, nuk po përkthehet në mbulim më të gjerë, pasi ajo vjen kryesisht nga çmime më të larta, jo nga produkte të reja apo nga zgjerimi i mbulimit.

“Bain” bën thirrje për një qasje të re nga industria:

  1. të rikonceptohen produktet,
  2. të shfrytëzohen teknologjitë si AI për analizë më të saktë të rrezikut, dhe
  3. të bashkëpunohet me shtetet dhe investitorët alternativë.

Fokusimi në parandalimin dhe vlerën për konsumatorin mund të rikthejë rëndësinë e sigurimeve dhe të ndihmojë në mbrojtjen e nevojave thelbësore të shoqërisë moderne.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat