Rreth 300 raste me hemoragji cerebrale në vit paraqiten në shërbimin e strokut në QSUT dhe janë kryesisht mosha të reja.
Mjekja neurologe Entela Basha shpjegon për Top Channel se presioni i lartë i gjakut i pa mjekuar çon në çarje të enëve të gjakut që furnizojnë trurin.
Në këto temperatura të larta duhet të të bëjmë kujdes me dehidratimin shpjegon mjekja Basha, pasi shkakton të tjera probleme në membranën trurit. Ndërkohë që më të shpeshta se hemorragjitë janë ishemitë cerebrale.
E nëse hemorragjitë cerebrale shkaktohen për shkak të çarjes së enëve të gjakut, ishemitë shkaktohen nga bllokimi ose mpiksja e gjakut në enët që furnizojnë trurin.
Si pasojë e një hemoragjie cerebrale u nda sot nga jeta edhe poeti i njohur Agim Doçi.