13.5 C
Tirana
Friday, May 30, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreHapat e një të siguruari kur ndodhet përballë një dëmi

Hapat e një të siguruari kur ndodhet përballë një dëmi

Në një botë ideale, askush nuk dëshiron të përballet me dëme apo aksidente. Në realitetin e përditshëm të një individi dëmet mund të ndodhin. Askush nuk është imun përpara një fatkeqësie natyrore apo të papriturave të tjera.

E keqja të gjen derëhapur!

Një lëkundje tërmeti thërrmon strukturën e shtëpisë së klientit të siguruar, që ka blerë sigurimin e banesës.

Në një ndërtesë të ndërtuar dobët ose pa standarde sizmike, pas disa lëkundjeve, kolonat dhe traret fillojnë të çahen, muret mbushëse plasariten ose shemben pasi nuk janë projektuar për të përballuar lëvizje anësore, ndërsa bazamenti mund të çrrënjoset ose të humbasë stabilitetin nëse nuk është ankoruar mirë në terren.

Për pak çaste ajo banesë bëhet e pabanueshme.

Klienti praktikisht shëndrrohet në të pastrehë dhe nevojtar për të përfituar zhdëmtimin.

Në këto raste, kur klienti e ka banesën të siguruar, ajo që është jetike dhe bën diferencën është mënyra se si ai vepron kur ndodh dëmi.

Në këtë artikull do të shpjegojmë qartë dhe shkurt, hapat që duhen ndjekur kur klientët e siguruar përballen me një ngjarje të tillë, si të njoftohet siguruesi, çfarë dokumentacioni nevojitet dhe si vijon procesi i dëmshpërblimit, që nga momenti i parë deri në zgjidhjen përfundimtare:

Klienti duhet të njoftojë autoritetet përkatëse të emergjencës!

Brenda 72 orëve nga ndodhja e dëmit, njoftohet agjenti i SIGAL për dëmin e pësuar

Nga 1 deri në 5 ditë pune, një ekspert do të konstatojë dëmin

Eksperti do të përgatisë në bashkëpunim me të dëmtuarin dosjen.

Dosja përmban: fotografi ose video të dëmit, fotokopje e policës dhe e pagesës së primit, dokument identifikimi i personit që ka nënshkruar kontratën, raporti mbi ngjarjen nga autoritetet përkatëse, preventivi ose fatura e kostos së riparimit, deklaratë personale mbi rrethanat e dëmit.

Specialistët hartojnë një raport teknik që përfshin analizën dhe shumën e kompensueshme.

Klienti nuk duhet të nisë punimet riparuese para se SIGAL të vlerësojë dëmin, kjo ndikon negativisht procesin vlerësues.

Brenda 15-30 ditë nga pranimi i dosjes dhe përgjigjja pozitive, SIGAL zhdëmton, nëse dëmi është i mbuluar nga sigurimi i shtëpisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat