“Hannover Re” parashikon rritje të çmimeve si dhe disa ristrukturime të programeve të risigurimit si në biznesin e aviacionit ashtu edhe në atë detar.
Prej fillimit të luftës në Ukrainë, në shkurt 2022, gjigandi global i risigurimeve “Hannover Re” është dakordësuar për disa përjashtime të gjera të saj si pjesë e rinovimeve të risigurimit në degët e aviacionit dhe marinës.
Aviacioni
- Në biznesin e aviacionit, heqja e shumë masave të vendosura për të luftuar pandeminë kontribuoi në rikuperimin fillestar të numrit të pasagjerëve, me efekte pozitive për volumin e primeve. Rifillimi i operacioneve e prezantoi sektorin me sfida logjistike, megjthëse këto nuk rezultuan në shpenzime më të larta të humbjeve. Marrëveshjet e qirave me kompanitë e linjave ajrore ruse janë prekur nga lufta në Ukrainë dhe saknsionet e lidhura me këtë, duke nxjerrë nevojën për mbulim të ri ndërmjet siguruesve dhe policëmbajtësve. Është e rëndësishme monitorimi nga afër i këtyre diskutimeve dhe mbajtja e një dialogu të ngushtë me klientët.
Marina
- Në mënyrë të ngjashme, biznesi i marinës gjithashtu po përjeton një normalizim të rrjedhës së tregtisë globale. Këtu, gjithashtu, po përjetohen ende vonesa, midis gjërave të tjera në lidhje me ngarkimin dhe shkarkimin e mjeteve për shkak të mungesës së personelit.
- Në anën tjetër, tregu i marinës gjithashtu mund të preket nga lufta në Ukrainë. Për shembull, është një potencial për humbje në lidhje me mjetet tregtare. Për më tepër, humbjet e mundshme nga mbulimet për dhunën politike, të cilat në disa raste risigurohen në tregun e marinës, kanë potencialin për të prekur rëndë perfomancën e biznesit të Hannover Re.
Bujqësia
- Kur vjen fjala tek risqet bujqësore, kërkesa për zgjidhjet e sigurimit dhe të risigurimit vazhdon të rritet. Për më tepër, humbjet e jashtëzakonshme nga thatësirat në jug të Brazilit edhe një herë nënvizuan pasojat e ndryshimeve klimatike. Përmirësimi i fitimeve për të dyja sigurimet dhe risigurimet është vitale për zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të risqeve bujqësore.