8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGuvernatori Sejko, llogari në Kuvend për skandalin e kredive

Guvernatori Sejko, llogari në Kuvend për skandalin e kredive

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko është duke raportuar pranë Komisionit Parlamentar të Ekonomisë lidhur me skandalin e kredive, të cilat kanë prekur rreth 100 mijë familje shqiptare.

Sejko u thirr në komision nga deputetët dhe tashmë është duke dhënë shpjegimet e tij se përse Banka e Shqipërië lejoi kompani të ndryshme të fusnin në rrjetën e tyre mijëra familje, të cilave iu janë marrë shtëpitë dhe prona me vlera të konsiderueshme pasi kishin mbetur borxh në vlera minimale në banka dhe subjekte të mikrokreditit.

Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi me MCA është se të gjitha palët tashmë iu drejtohen gjykatave. Qytetarët duhet të paguajnë detyrimet që kanë.

Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikro-kreditë. Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë. Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar. Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi”, tha Sejko, ndërkohë që raportimi është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat