14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGuvernatori i BSH: Ndryshimet klimatike po sfidojnë ekonominë, burim rreziku dhe kosto...

Guvernatori i BSH: Ndryshimet klimatike po sfidojnë ekonominë, burim rreziku dhe kosto të mëdha nëse nuk merren masa

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko shprehet se ndryshimet klimatike po sfidojnë ekonominë tonë.

I pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare për Financat e Gjelbra, Sejko tha se rreziqet e ndryshimeve klimatike janë tashmë një realitet, teksa theksoi se sektori financiar është veçanërisht i ekspozuar.

LEXO EDHE: UNIQA bëhet pjesë e “Green Finance Alliance”

Guvernatori u shpreh se ndikimit janë ndjerë edhe në sektorin financiar në Shqipëri, ndërsa shtoi se nevojitet një përgjigje e përbashkët dhe e koordinuar nga të gjithë aktorët ekonomikë për t’i bërë ballë kësaj sfide.

Sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë tashmë po punon për të përshtatur politikat me ndryshimet dhe se janë marrë hapa konkretë për të promovuar financat e gjelbra.

Ndryshimet klimatike përbëjnë kërcënim serioz për mirëqenien e njerëzve dhe për planetin tonë. Këto ngjarje janë komplekse për t’u kuptuar dhe ky kompleksitet. Natyra e këtyre rreziqeve është e sigurt, por shtrirja dhe ndikimi i tyre në sektorin financiar mbeten të përcaktuara dhe të vlerësuara dobët. Sektori financiar është veçanërisht i ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshimit të klimës. Ndryshimet klimatike janë një realitet i pamohueshëm dhe pasojat po japin efekt edhe në Shqipëri. Duke filluar nga bizneset e mëdha te familjet e thjeshta, ndryshimet klimatike po sfidojnë ekonominë tonë në të gjitha nivelet, duke i prekur të gjithë aktorët ekonomikë. Kjo sfidë kërkon një përgjigje të përbashkët dhe koordinuar nga të gjithë aktorët ekonomikë. Banka e Shqipërisë është e përkushtuar për të kuptuar dhe trajtuar pasojat ekonomike dhe financiare të ndryshimeve ekonomike. Ne po punojmë për të përshtatur politikat tona me këto ndryshime. Ne kemi marrë hapa konkretë për të adresuar çështjet e ndryshimeve klimatike dhe për të promovuar financat e gjelbra”, tha Sejko.

LEXO EDHE: “Tekat e ndryshimeve klimatike”, përmbytje dhe dëme në disa zona të vendit. Si të mbrohemi nga katastrofat natyrore?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat