14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGurë dhe ujë në "Rrugën e Arbrit", vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Gurë dhe ujë në “Rrugën e Arbrit”, vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Reshjet e shumta të shiut të nisura që ditën e djeshme kanë krijuar probleme në rrugët nacionale te Qarkut Dibër.

Më problematike situata paraqitet në rrugën e Arbrit, kryesisht në bajpasin e Murrizit, segmentin e Xibrit dhe Bulqizë- Maqellarë.

Në këto zona ka patur rënie të vazhdueshme gurësh të cilët janë kthyer në rrezik për aksidente. Si pasojë e reshjeve intensive të shiut në afërsi të urës së Çerenecit ka patur herë pas here gurë të mëdhenj në rrugë, ndërsa vetë ura është e mbushur me ujë.

Shkak mësohet se është bërë bllokimi i kanaleve anësore të rrugës dhe shkarkuesve mbi urë.

Po ashtu, rënie gurësh dhe vështirësi qarkullimi ka patur edhe në aksin tjetër nacional Burrel – Skuraj, kryesisht në segmentin e Shkopetit.

LEXO EDHE: Mendoni kur ditët me diell të ikin…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat