Një aksident në Tiranë është shndërruar në skenë boksi në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Laprakës, në afërsi të shkollës “Aleks Buda”, ku janë përplasur dy automjete (dëme materiale) dhe si pasojë janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, drejtuesit e automjeteve, shtetasi A. R., 32 vjeç, me shtetasit Xh. B., dhe A. B. (babë e bir).
Si pasojë e sulmit fizik 32-vjeçari përfundoi në spit për ndihmë mjekësore.
LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe